“Të lëmë pas historinë dhe politikën”/ Rama mesazh për liderët e Ballkanit Perëndimor para takimit në Shkup

Teksa pritet që të nisë takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup, kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh për homologët e tij.

Rama u shpreh se mundësia e integrimit në një treg të përbashkët Europian për të gjitha vendet e Ballkanit, është një mundësi që nuk duhet humbur, ndërsa ka shtuar se liderët ballkanikë duhet të lënë pas historinë dhe politikën e të vënë në vend të parë qytetarët.

“Duhet të them që ky është një takim shumë i rëndësishëm. Jemi këtu për të bërë bashkë mendimet tona me përfaqësuesit e BE dhe administratën amerikane për një hap të rëndësishëm që duhet të ndërmarrim në afrimin drejt BE.

Kjo është rreth planit të ri të rritjes dhe integrimin në tregun ndërkombëtar, çka ka qenë e mundur deri tani vetëm për vendet anëtare të BE.

Është një ndryshim i madh dhe një mundësi që nuk duhet ta humbim. Ndaj është thelbësor që të punojmë së bashku 6 vendet e Ballkanit, të vëmë të parët qytetarët dhe të lëmë politikat dhe historinë për herë tjetër. Sepse gjithçka që mund të bëjmë për të bërë gjërat në muajt në vijim, do të përcaktojë se si do duken vendet tona”, tha ai.

Në takimin që pritet tën isë në Shkup, do marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe po ashtu përfaqësues nga Bosnje-Hercegovina.

Përveç tyre, Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen nga Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Nga ana tjetër, në mesin e zyrtarëve të BE-së do të jetë drejtori i Komisionit Evropian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman dhe zyrtarë tjerë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT