VIDEO/ Në arrest shtëpie! Berisha gjen zgjidhje sesi të argëtohet: Ajrosje dhe sport në tarracë

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023, dhe nuk i lejohet të dalë nga banesa e tij.
Por teksa kjo nuk e ka ndaluar që të jetë kativ politikisht, pasi çdo mbrëmje mban fjalime nga dritarja, duket se ai nuk ka hequr dorë edhe nga aktiviteti fizik. Ditën e sotme, ish-kryeministri është filmuar teksa ka dalë në tarracën e pallatit ku banon, për të bërë ecje.
Kujtojmë se ish-kryeministri ndodhet në masën ‘arrest shtëpie’, në lidhje me dosjen ‘Partizani’.
Më datë 17 janar ishte parashikua që të merreshin në pyetje ish-kryeministri dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, por u shty për shkak u bë mosprezenca e avokatëve mbrojtës.
SPAK ka thirrur Berishën që ta marrë në pyetje më 24 janar, ndërsa më 24 do të shqyrtohet çështja në Apel. Ndërkohë më 25 janar do të pyetet Jamarber Malltezi.