Samiti i liderëve të Ballkanit në Shkup, Kurti ia thotë Vuçiçit në sy: Kërcënimet ndaj Kosovës duhet të ndalen! S’ka bashkëpunim pa siguri në rajon

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ndodhet në Shkup, ku po merr pjesë në takimin e liderëve të rajonit, por dhe zyrtarëve të SHBA dhe BE-së.
Në fjalën e tij në këtë samit, Kurti tha se Kosova është e gatshme për reforma ndërsa shtoi se që të ketë bashkëpunim mes vendeve të rajonit duhet të ketë edhe siguri.
“Kosova është e gatshme për reforma, por që qytetarët e rajonit të bashkëpunojë dhe integrohen, kërcënimet duhet të ndërpriten.
Kërkova edhe besim dhe marrëdhënie mes vendeve dhe institucioneve tona, kjo nuk mund të ndodhë nëse liria për mallra shfrytëzohet që të transportohen municione.
Marrëdhëniet normale janë kyç për shfrytëzimin e potencialit, ka rëndësi sundimi i ligjit të së drejtës. Puna është që të realizojmë reforma, kurse BE të gjykojë sipas meritave”, tha Kurti.