Jo vetëm Berisha! Në SPAK edhe kryetari në detyrë i bashkisë Himarë, Jorgo Goro

Sytë e të gjithëve janë drejtuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme, pasi ish-kryeministri Sali Berisha do të merret për herë të parë në pyetje.

Por duket se Berisha nuk është personi i vetëm që është sot në dyert e SPAK, pasi edhe kryetari në detyrë i bashkisë Himarë, Jorgo Goro është paraqitur pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Nuk dihet se për çfarë është paraqitur Goro, teksa kujtojmë se në deklaratën pas daljes nga Prokuroria e Posaçme më datë 17 janar, ai ka deklaruar se ka qenë në SPAK për të dhënë shpjegime.

Jorgo Goro është kryetar në detyrë i kësaj bashkie, pasi Fredi Beleri ndodhet në burg, i arrestuar nën akuzën për shitblerje votash në zgjedhjet e 14 majit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT