Basha takohet me Konjufcën në KiE: PD do ngre zërin për Kosovën, të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca në Këshillin e Europës.

Basha shkruan se fokusi i diskutimit ka qenë situata në Kosovë, ndërsa shton se është i rëndësishëm bashkëpunimi për stabilitet në rajon.

”Kënaqësi të takoja në KiE kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës dhe do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim”, shkruan Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT