“Lere mos e pyet”/ Frikë për ashpërsim të masës pas shkeljeve? Berisha: Po më dolën gazetarët para…

Ish-kryeministri Sali Berisha është i vendosur të vazhdojë komunikimin me mediat dhe mbështetësit, pavarësisht se masa “arrest shtëpie” që është në fuqi ndaj tij, nuk e lejon.
I pyetur nga gazetarët pasi doli nga SPAK, ku u pyet për dosjen “Partizani”, nëse ka frikë për ashpërsim të masës, demokrati iu përgjigj me ironi: “Lere mos e pyet”.
“Masa staliniste që tregon frikën dhe tmerrin nga fjalët e mia. Po më dolën gazetarët para, harroje ti, do zbatoj të drejtën e fjalës së lirë”, tha ai.
Berisha u vendos prej datës 30 dhjetor 2023 në arrest shtëpie, pasi nuk zbatoi masën e parë të sigurisë, atë të “detyrimit për paraqitje”. Me masën e arrestit shtëpiak, Berishës nuk i lejohet të komunikojë me askën që nuk banon me të. Megjithatë, thuajse çdo pasdite Berisha u drejtohet simpatizantëve të tij me një fjalim nga dritarja e shtëpisë.