Bardhi: Takimi i radhës për “Zgjedhoren”, vijim i farsës! Komisionet do i bllokojmë derisa të përmbushen kushtet tona

Pas përfundimit të mbledhjes me deputetët e Berishës, Gazment Bardhi tha se takimi i radhës i Komisionit të Reformës Zgjedhore është vijim i farsës.

Ai thotë se e mbledhin komisionin pasi e dinë strategjinë e tyre se do bllokojnë deri sa t’u plotësohen kushtet.

”Mbledhjet që thirren, thirren si fasadë, dihet qëndrimi i opozitës sa i takon komisioneve, nuk lejohen derisa të përmbushen kushtet. Po tentojnë ti hedhin hi syve qytetarëve, që nuk janë këta që e bllokuan për 22 muaj, por po e bllokon opozita. Jemi ne që kemi ngritur shqetësim.

Pse është bllokuar reforma zgjedhore, ca ndodhi në 22 muaj që nuk u mblodh komisioni. Pse nuk u zhvillua asnjë mbledhje? Tani që opozita ngre zërin, hajde bëjmë sikur po bëjmë një mbledhje që të kalojën edhe disa muaj dhe ta dështojmë reformën zgjedhore”, tha Bardhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT