Tirana pushtohet nga “bishat” luksoze, 80 super makina parkohen në kryeqytet

Tirana ka patur disa vizitorë mjaft të veçantë këto ditë pasi një grup turistësh që bëjnë tur nepër Evropë së bashku me makinat e tyre super të shtrenjta janë parkuar në qendër të qytetit.

Super-mjetet kanë vizituar kryeqytetin në kuadër të eventit “GUMBALL 3000”.

Ky është një event mjaft i rëndësishëm për vendin tonë, pasi bëhet fjalë për një grup elitar të njohur ndërkombëtarisht dhe sytë kureshtarë nga gjithë bota do jenë duke parë. Pavarësisht se kjo do ndikonte në tërheqjen e të tjerë turistëve, promovimi i aktivitetit nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga Ministria e Turizmit.

Ministri Blendi Klosi kohët e fundit është parë duke dërguar tufa lulesh për turistë të huaj të trajtuar jodenjësisht nga pritësit vendas, por në evente të tilla të cilat promovojnë nga një pikëpamje ndryshe Shqipërinë, ka zgjedhur të heshtë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT