Aleancat e Sinomataj, raportet me Rexhepaj në Ekuador

Fuqizimi i Sinomatajt nisi në vitin 2017. Ai, zhfrytëzoi emrin dhe lidhjet e vjetra për të krijuar një grup të ri në Belgjikë. Sokoli kishte marrë leje nga burgu i Peqinit por sapo u lirua, u arratis. Së bashku me vëllain Bernardin, dhe djalin e ndjerë që në atë kohë ishte adoleshent, u zhvendos në Belgjikë. Sinomataj u arrestua sërish dhe së fundi ai vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës.
‘Tashmë ne kemi pikëpyejte shumë të mëdha për lidhjet e organziatave në Vlorë me grupe ndërkombëtare dhe kemi të panjohura për tregun për linjat, dhe rrethet e tyre bashkëpunimit në disa shtetre evropiane, institucione nuk kanë verifikuar ende cfarë mabrtin këta individë si konflikte nga jashtë dhe shkarkohen, ekzkeutohen në Shqipëri’ u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço
Sipas informacioneve konfidenciale, “buzëderri” ishte një prej lidhjeve të afërta në linjat e trafikut që Gramoz alias Dritan Rexhepaj, kishte ngritur direkt nga Ekuadori. Buzëderri, njihej edhe për afrimitetin e krijuar vitet e fundit me një tjetër të fortë nga Vlora. Fjala është për shtetasin Sokol Rama, i cili prej vitesh është zhvendosur në Spanjë. Ky personazh, është i njohur për armiqësitë dhe përplasjet që ka pasur me pjesëtarë të ish bandës së Pusit të Mezinit në Vlorë.
Ramës i kanë ekzekutuar nënën Eleonorën disa vite më parë. Ajo ngjarje, dyshohej se lidhej me hasmëritë e vjetra me djemtë e familjes Muka nga grupi i Pus-Mezinit, që ka humbur disa pjesëtarë. Pavarësisht dyshimeve dhe shoqërimit për tu marrë në pyetje, nuk u gjetën prova që të implikonin palët në atentatet mes tyre.