Frikë nga përjashtimi/ Deputetët e “Rithemelimit” ndryshojnë taktikë, protestojnë “paqësisht” në Kuvend (FOTO)

Edhe në seancën e sotme plenare, opozita ka zgjedhur të vijojë me protesta duke penguar sërish zhvillimin normal të punimeve.

Megjithatë, duket se për shkak të ndryshimit të rregullores së Kuvendit, ata kanë ndryshuar edhe strategjinë e bllokimit të seancave. Ata janë rreshtuar në Foltore me pankarta në duar, ndërsa nuk kanë mbledhur karrige pirg. Gjithsesi, edhe sot nuk mungojnë zhurmuesit në sallë.

Dy protagonistët që udhëheqin ‘kaosin’, Gazment Bardhi e Flamur Noka janë të përjashtuar me 10 ditë, teksa “Rithemelimi” duhet të bëjë edhe pa Berishën, pasi ky i fundit ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023.

“Na duhet qeveri, jo kartel”, “Vrasës i pluralizmit”, “Gjykatat e Shqipërisë, apo gjykatat e Ramës”, “Edhe Rama, në burg si Mcgonigal”, “Na ktheni atë që është e jona!“, janë disa nga mesazhet që kanë zgjedhur opozitarët sot, në shqip dhe anglisht, në kuadër të protestës së tyre që vijon prej disa kohësh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT