VIDEO: Rishfaqet sëmundja e zhdukur në Europë, shkaqet dhe situata në Shqipëri

Një rikthim i virusit të fruthit e ka detyruar OBSH-në t’u kërkojë vendeve të nisin menjëherë fushata të reja imunizimi.
Përgjatë 10 muajve të parë të vitit 2023, në Europë, numri i të prekurve nga fruthi është rritur tridhjetëfish në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2022 (30 mijë raste në janar-tetor 2023, 914 raste në janar-tetor 2022).
Për këtë epidemi të re, OBSH bën fajtore rënien e niveleve të vaksinimit.
Virusi është jashtëzakonisht infektiv dhe shkakton ethe, kollë dhe në raste të rralla pneumoni, inflamacion të trurit dhe vdekje.
Por si është situata në Shqipëri dhe çfarë ka çuar në rikthimin e virusit?