“Kjo nuk është Kisha e Mamicës”, arkitekti i njohur: “Është idiotësi, nuk ishte shenjt”

Arkitekti dhe historiani Artan Shkreli thotë se emërtimet e objekteve karakteristike shqiptare në Gogle Earth duken shpesh një idiotësi.

“Idiotësitë e emërtesave te objekteve karakteristike jane bere kronike ne Google Earth per territorin e Shqiperise.
Keshtu, sa per nje shembull, kisha e fameshme e Shn’Andojt/St. Antonius, ne Kepin e Rodonit (i Muzhlit te Skenderbeut), eshte shenuar ne Google si “Kisha e Mamices” (?!)” – shkruan Shkreli dhe shton:

“Kjo eshte nje emertese amatoreske (nuk dihet cili e ka promovuar) pasi nuk ka ekzistuar ndonjehere si e tille ne traditen popullore e aq me pak ne ate ekleziastike.

Nese Mamica ka patur lidhje me kishen, sikurse metojne rrefenjat e percjella gojarisht, ne kuader te interesit te Kastriotit per kete truall, kjo nuk e ben kishen “te sajen”, por te shenjtit te cilit i perket si faltore.

Turistifikimi i vendeve te shenjta ose historike nuk duhet te demtoje thelbin e tyre dhe as qellimin per te cilin keto vende jane krijuar dhe kane percjelle memorie ne shekuj, perndryshe identiteti i rikrijiar ne zyra moderne deformon shpesh identitetin e nje vendi dhe memorien historike te tij”. / dita

Back to top button
LAJMET E FUNDIT