Opozita nuk heq dorë nga kaosi! Bllokohet Komisioni i Reformës Zgjedhore, Vokshi zë vendin e kryetarit (VIDEO)

Opozita duket se do të vijojë të mbetet shkaktare e kaosit në politikën shqiptare, duke bllokuar punimet e Kuvendit.
Edhe këtë të premte, deputetët e “Rithemelimit” kanë bllokuar mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Deputetët e opozitës janë ulur në vendet e deputetëve të maxhorancës në komision, teksa sot ishte planifikuar që të mblidhej në orën 10:00 Komisioni i Reformës Zgjedhore.
Kujtojmë se në seancën e të premtes së kaluar deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi tentuan të bllokonin punimet në komision dhe pas kësaj morën masën përjashtim 10 ditë nga Kuvendi, pasi patën edhe përplasje fizike me kryetaren e Komisionit të Medias, Flutura Açkën.
Edhe ditën e djeshme në sallën e Kuvendit, deputetët dolën me pankarta duke bllokuar foltoren, e po ashtu ndezën zhurmues. Megjithatë, kjo nuk vlejti për gjë, pasi mazhoranca votoi e vetme të gjitha projektligjet e rendit të ditës.