VIDEO/“S’të kam penguar të shkosh te dashnori, as tek…”, Agravon sherri mes Merit dhe Sarës: Kë kërcënon ti?

Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmë mes banorëve të “Big Brother VIP 3”. Meri Shehi dhe Sara Gjordeni, të cila ishin në një grup me lojën me duart e lidhura me litar, janë konfliktuar me njëra-tjetrën.
“S’të kam penguar unë të shkosh në tualet, as tek ai dashnori atje, as tek ai andej”, i drejtohet astrologia e njohur.
Ndërsa Sara i është drejtuar duke i thënë se: “Meri nuk po të flas vetëm sepse je pa qejf”. Kjo frazë dhe afrimi i Gjordenit në drejtim të saj, është marrë si kërcënim nga ana e Merit.
“Kë kërcënon ti? Mua? Hajde se ta rregulloj unë”, iu drejtua ajo.
Pjesë nga sherri:
Meri: Mos ma përmend më emrin tim se e di çfarë të punoj apo jo, në mes të natës e di çfarë të punoj. Hajde boll
Sara: Mendoj se duhet të kursehesh
Meri: Do që të shkojmë në tualet, hajde ikim. Emrin tim mos e përmend
Sara: Do ta përmend sa të dua
Meri: Boll të thashë. S’të kam penguar unë të shkosh në tualet, as tek ai dashnori atje, as tek ai andej. Mos të shkoj ta zgjidh tek Vëllai i Madh njëherë e mirë. Ua rregulloj unë nesër, përmend Merin, Meri në gjumin e vet
(Ngrihen të ikin në tualet)
Meri: Më bëre tabelë qitje ti. Po nuk dole ti në nominim ta shihje Merin
Sara: Tani nuk do të çohemi sepse unë dua të qetësohem nga ajo që tha
Meri: Po qetësohu, si të duash
Erjola: Po e ka të nevojshme tjetri, o kuçedra çfarë keni. Boll pash Zotin
Meri: Qetësohuni, kush do të ikë në tualet, ikim
Erjola: Ju nuk paskeni qenë njerëz, por specie
Sara: Meri nuk po të flas vetëm sepse je pa qejf
Meri: Ça do më bëje po të mos isha pa qejf? Çfarë? Boll të durova
(Sara i shkon afër)
Meri: Hë çfarë do bësh (Banorët e tjerë e largojnë Sarën) Provoje, hajde bëje.
Sara: Nuk po i bëj asgjë
Meri: Kë kërcënon ti? Mua? Hajde se ta rregulloj unë
Sara: Nuk po të flas fare. Nuk është mirë kjo