Ambasada e SHBA: PodAlbania 2, Vetting-u ka dhënë rezultatet e para

Të hënë pasdite, ambasada amerikane ka publikuar një tjetër video në lidhje me reformën në drejtësi dhe institucionet e reja që po strukturohen,  Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe SPAK.

Duke theksuar se reforma në drejtësi ka dhënë rezultatet e para, ambasada e SHBA informon se këto video kanë për qëllim që të hedhin dritë mbi çështje të rëndësisë së veçantë për shoqërinë,  si kjo në fjalë.

Postimi i Ambasadës së SHBA:

“Ndiqni podcast-in e dytë të serisë PodAlbania të prodhuar nga një grup pjesëmarrësish të programeve të shkëmbimit të Departamentit të Shtetit, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për të mësuar më shumë për reformën në drejtësi. Kjo seri synon të sjellë në vëmendje disa nga temat më të rëndësishme që prekin shoqërinë tonë. Reforma në drejtësi dhe procesi i vetting-ut në veçanti ka dhënë rezultatet e para”.

https://youtu.be/1BrZM7_xjeQ

Back to top button
LAJMET E FUNDIT