“Nuk dallohet dot mishi që vjen nga Zelanda”-gazetari tregon si e kamuflojnë (VIDEO)

Granit Sokolaj, drejtor ekzekutiv i qendrës “Alert” tha në “Good Morning Albanians”, se në Shqipëri po shitet mish nga Zelanda e re e po thuhet se është mish vendi.
Ai tha se për të bërë këtë shpesh tregtarë apo restorante i shesin edhe me të njëjtin çmim. I pyetur nëse mund të dallohet mishi kur është i vendit apo i importuar, Sokolaj u përgjigj:
“Nuk është e lehtë për ta dalluar, pasi aty mund të ketë ndonjë erëz, kripa, mënyra e pjekjes. Në shumicën e rastit ti nuk e dallon.
Megjithatë një mish i freskët, për një njeri që e njeh mishin mund ta njohin. Një mish i freskët i sapo therrur, ka tjetër shije, ndoshta dhe tjetër ngjyrë”,tha Sokolaj.