Shtyhet seanca në GJKKO për Berishën/ Avokati: Gjykata nuk e konsideron Berishën…

Është shtyrë sërish senaca në GJKKO për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Bëhet me dije se në një deklaratë të shkurtër për mediat avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, tha se seanca u shty për në datën 8 shkurt, ndërsa shtoi se qëndrimi që u mbaj sot ishte me “shtatë standarde”.

Ai po ashtu sqaroi se tashmë për herë të katërt kanë paraqitur kërkesën për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka.

“Sot është dekriptuar që qëllimi politik po realizohet në mënyrë rigoroze nga kjo gjykatë. Gjykata nuk e konsideron Berishën si të njoftuar dhe vendosi shtyrje të seancës. Qëllimi është djegia e mandatit të deputetit. Sot dorëzuam kërkesën për herë të katërt për përjashtimin e Irena Gjokës.”- tha për mediat Genc Gjokutaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT