Zbardhen pasuritë e zyrtarëve të lartë! Nga Rama, Berisha, te Majko, Shehu e Xhafaj, çfarë kanë deklaruar në ILDKPI

Emisioni “Top Story” i Grida Dumës në Top Channel ka publikuar dje pasuritë e disa prej zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të vendit.
Sipas këtyre deklarimeve, rezulton se Rama, Berisha, Kryemadhi dhe Xhafaj kanë deklaruar të ardhurat nga paga si dhe apartamente në Tiranë.
Pasuritë
Majko: Pronari i një apartamenti 2+1, kredi për apartament 3+1, gjendja monetare cash është 200 mijë lekë nga të ardhurat, kredi bankare.
Berisha: Apartament në Tiranë; një bodrum në Tiranë, shtesë llogarie 100 mijë lekë; të ardhurat si deputet 200 mijë lekë.
Edi Rama: Pronar i një apartamenti në Tiranë, pronari i një studio artisti në Tiranë, bashkëpronar me bashkëshorten në Surrel.
Erion Braçe: Shtëpi banimi 89 m2, me hua; pronar 25% në një apartament 60 m2.
Tritan Shehu: Pronar i një prone 400 m2 në Kamëz, një apartament te Liqeni, pagesë e 4 kredive.
Monika Kryemadhi: Apartament 99 m2, apartament 72 m2, apartament 66 m2, apartament 202 m2, pronare e një njësie tregtare 60 m2, pronare e një garazhi 313 m2, apartament 94 m2, apartament 93 m2, apartament 317 m2 në Gjirin e Lalzit.
Fatmir Xhafaj: Apartament 150 m2 + 20 m2 garazh, apartament 120 m2, dyqan 200 m2. Gjendje cash, shitje automjeti. /Top Channel/