Vrasja dhe murosja e Sibora Gaganit/ Flet avokati spanjoll: Hetimet u vonuan, po t`i ishte kushtuar rëndësia e duhur…

Në emisionin „Shqipëria LIVE” në Top Channel ditën e sotme u dhanë më shumë detaje në lidhje me vrasjen e murosjen e shqiptares Sibora Gagani në Spanjë.
Ekskluzivisht në lidhje skype për emisionin, foli avokati spanjoll i familjes së Siborës, Juan Manuel Medina.
Pas më shumë se 9 vitesh, zhdukja misterioze e shqiptares Sibora Gagani në Spanjë ka marrë sërish vëmendjen e mediave të huaja.
Italiani Marco Romeo ka dëshmuar përpara një gjykate në Spanjë në lidhje me vrasjen e ish-të dashurës së tij, shqiptares Sibora Gagani. Krimi monstruoz tronditi opinionin publik, pasi shqiptarja 22-vjeçare u gjet e murosur në Spanjë.
„Policia spanjolle ka bërë hetimet me vonesë, investigimi duhet të kishte ecur me hapa më të shpejtë.
Policia që në momentin e parë që ajo u zhduk duhet të kishte hetuar rrethin e saj, e po ashtu të të dashurit të saj.
Për fat të keq është dicka e zakonshme që ndodh këtu në Spanje. Ka shumë raste që ndodhin këtu në Spanjë lidhur me zhdukjet kur policia nuk e ka shumë të qartë se çfarë ka ndodhur me personat e zhdukur, këto investigime mbarojnë shumë shpejt.
Marko nuk e pranon që e ka vrarë Siborën, në deklaratën e fundit të bërë, ai tha një tufë mashtrimesh e shpikjesh dhe kërkoi të bindte gjykatën që ata që e vranë Siborën ishin mafia shqiptare.