Ndalimi i dinarit/ Pas SHBA, edhe Franca “shuplakë” Kurtit: Pezullojeni menjëherë

Pas Departamentit amerikan të Shtetit, edhe Franca ka dalë kundër vendimit të qeverisë së Kosovës për ndalimin e dinarit serb.

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës, Stéphane Séjourné, tha se Franca shprehet e shqetësuar nga hyrja në fuqi e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që autorizon vetëm euron për transaksione me para të gatshme në territorin e Kosovës. Në reagim, thuhet se Franca ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase.

“Ky vendim i marrë në mënyrë të nxituar dhe të pakonkuruar, do të ketë pasoja në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë, e cila në masë të madhe varet nga pagesat e bëra në dinarë serb nga Serbia. Në mungesë të zgjidhjeve alternative deri më sot. Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase për të siguruar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni.

U bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të gjejnë një zgjidhje të negociuar në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT