Palmer: Këto janë tre qëllimet kryesore të SHBA për rajonin

Në deklaratën e tij gjatë Forumit të Bledit në Slloveni, i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin, Matthew Palmer ka bërë publike edhe tre qëllimet kryesore të SHBA në rajon.
Në Forumin me Temë ’Ballkani Perëndimor – Evropianizimi, Demokratizimi, Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara synojnë të “konkurrojnë në nivelin e një ndikimi pozitiv në rajon dhe ta përdorin atë ndikim për të lehtësuar integrimin evropian dhe euro-atlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Ai, gjithashtu, shtoi se ai dëshironte të “ishte i pranishëm dhe të mbështesë përpjekjet e rajonit në arritjen e qëllimeve të tyre”.
Në fjalën e Palmer u bënë të qarta edhe objektivat kryesore të SHBA për Ballkanin.
Synimi fillestar ishte mundësimi i hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që, sipas tij, “në kushtet ideale në tetor”.
Një tjetër prioritet ishte mundësimi i dialogut Serbi- Kosovë dhe gjetja e zgjidhjeve për problematikat kryesore.
Dhe objektivi tjetër u njoftua të ishte kthimi në një shtet funksional i Bosnje Herzegovinës.