“Mbështet luftën dhe genocidin”, kompania amerikane përjashton aktorin serb nga seriali pas akuzave nga Ukraina

Producentët e serialit amerikan të vlerësuar me çmime “The White Lotus”, në sezonin e tretë të të cilit do të luante aktori serb, Milos Bikoviç, anuluan pjesëmarrjen e tij, pasi Ukraina e akuzoi atë për mbështetje të genocidit dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Rolin e Bikoviç raportohet se do ta marrë një aktor tjetër.

“Ne vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin me Bikoviç dhe roli do t’i caktohet një aktori tjetër”, ka deklaruar një zëdhënës i HBO, shkruan edicioni i REL në gjuhën serbe.

Bikoviç i cili duhej të luante personazhin e një rusi në serial, komentoi në rrjetet sociale duke theksuar se ai “nuk do t’i dorëzohet një narrative që kërcënon integritetin e tij” dhe se kjo është një goditje e lirive artistike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT