Makina luksi, veshje të shtrenja dhe fytyra e ngrysur e Etilda Gjonajt. Si nisi sesioni i ri parlamentar në Shqipëri?

Nga faturat e kripura të zyrtarëve tanë, makinat luksoze e deri tek deputetë e ministra që shtrëngonin duart me njëri-tjetrin e buzëqeshnin. Nisi kështu sesioni i ri parlamentar në Shqipëri. I pari në histori që nis pa opozitën e vërtetë për faktin se ka djegur mandatet që prej muajit shkurt dhe pjesa më e madhe e mandateve të tyre janë zëvendësuar nga deputetë të rinj të ardhur nga listat.

Në fakt situata politike në vend nuk korrespondon aspak me rehatinë dhe qetësinë e deputetëve. Opozita vijon t’i mëshojë idesë së saj për protesta ndërkohë që presidenti ka lajmëruar se në datën 13 tetor do kemi zgjedhje vendore.

Por me sa duket kjo situatë nuk e shqetëson aspak shumicën parlamentare të Rilindjes. Në disa foto të shkrepura në këtë ditë të parë kryeministri Rama është parë duke diskutuar me zëvendësin e tij Erion Braçe. Në disa foto, rilindasit janë të lumtur e në disa të tjera ka pasur edhe seriozitet të theksuar ku duket sikur nervozizmi nuk mungon.

E vetmja më fytyre të ngrysur ishte ministrja Etilda Gjonaj, e cila së fundi ishte protagoniste e skandalit me faturat e shtrenjta të hoteleve jashtë vendit.

Në fakt kjo duket si qetësia para stuhisë sepse opozita po “ngroh” motorët për të vijuar me protestat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT