Jetonte në emigrim, por ndiqte “këmba-këmbës” gruan me kamera/ Detaje nga ngjarja në Tiranë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Tiranë, ku Asqeri Mandri u arrestua pasi akuzohet se dhunonte dhe mbante mbyllur në shtëpi bashkëshorten e tij.
Mësohet se Manderi jetonte jashtë shtetit, por ishte i fiksuar për të ndjekur hap pas hapi bashkëshorten e tij, ndaj instaloi kamera në të gjithë banesën për ta monitoruar.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kodër Kamzës, ku nëna e katër fëmijëve mbahej e mbyllur dhe nën vëzhgimin e burrit të saj, i cili e dhunonte sa herë vinte në atdhe.
Ishte vetë gruaja që telefonoi policinë dhe i tregoi për dramën që po përjetonte, teksa pasi mbërritën në banesë, efektivët zbuluan dinamikën e ngjarjes dhe bënë arrestimin e autorit.