Përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë/ Çfarë përmban marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet

Shqipëria dhe Itali do të nënshkruajnë ditën e sotme dokumentin përfundimtar për njohjen reciproke të kontributeve shoqërore.
Nga kjo marrëveshje, janë 300-500 mijë shqiptarë që përfitojnë duke bërë të mundur njohjen e kontributeve për pensionet e tyre.
Por çfarë mundëson konkretisht marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë?
Një nga përfitimet kryesore është bashkimi i periudhave të kontributive: Periudhat e sigurimit të plotësuara sipas legjislacionit të secilit shtet, të cilat grumbullohen dhe bashkohen me periudhat e sigurimit, me kusht që ato të mos mbivendosen. Pra, përmes marrëveshjes, do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu.
Marrëveshja reciproke bashkon vitet e kontributeve në të dyja vendet dhe qytetari merr dy pensione të ndryshme në të dyja shtetet.
Po ashtu, kjo marrëveshje, mundëson trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar (artizanë, tregtarë, fermerë të drejtpërdrejtë) dhe trajtimin e veçantë sipas sigurimit të përgjithshëm të detyrueshëm.
Shqipëria ka 16 marrëveshje të nënshkruara për Mbrojtjen Sociale: Austri; Belgjik; Çeki, Gjermani; Hungari; Kanada; Kosovë; Luksemburg; Maqedoni e Veriut; Mali i Zi; Rumani; Turqi; Zvicër; Bullgari; Kroaci; Itali.