Rama mbledh Asamblenë e PS/ Zbulohet qëllimi, ja mesazhi i Blendi Klosit për kolegët

Partia socialiste do të mbledhë Asamblenë e përgjithshme gjatë kësaj fundjave. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se mbledhja do të mbahet të dielën në orën 10:30, në Tiranë.
Mësohet se në fokus do të jenë zgjedhjet e nisura në bazën socialiste. Në fjalën e kryesocialistit Edi Rama, pritet të jenë edhe çështje të tjera përveç atyre partiake, për të cilat është thirrur kjo asamble.
Mesazhi sekretarit të përgjithshëm të PS, Blendi Klosi:
Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS!
Në zbatim të vendimit të Kongresit për raportimin e Detyrave të lëna në kuadër të Rienergjizimit të Partisë, me kërkesën e Kryetarit të PS, ju njoftojmë se ditën e dielë ( 11.02.2024), ora 10:30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.
Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat janë të pajustifikuara!
Sekretari i Përgjithshëm i PS
Blendi KLOSI