“Sukses” për deputetët e Berishës/ Anulohet sërish mbledhja e Komisionit të “Zgjedhores”, Gjiknuri: Na vjen keq…

Deputetët e “Rithemelimit” ja dolën edhe sot që të bllokonin punimet e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Mbledhja e Komisionit nuk nisi, pasi deputetët e opozitës bllokuan sallën dhe nuk lejuan kolegët e mazhorancës të hyjnë brenda. Ata arritën të “çajnë” bllokadën e Gardës, duke zënë karriget në sallë. Gazment Bardhi, Flamur Noka, Saimir Korreshi, Luan Boçi dhe Albana Vokshi, iu drejtuan në tone të larta Gardës, duke i thonë “Hapeni rrugën”.

Ndërkohë, Flamur Noka dhe Damian Gjiknuri u përplasën me njëri-tjetrin, pasi ky i fundit nuk u lejua të futej në sallë.

Mazhoranca po diskuton por zhvillimin e mbledhjes online, por ende nuk ka një orar dhe as njoftim. Ndërkohë, në 13:40, një grup deputetësh demokratë kanë njoftuar se do të dalin me një deklaratë në hyrje të Kryesisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT