“Nuk isha mirë nga trutë e kokës”/ Gruaja e 34-vjeçarit mohon deklaratën në polici: Kamerat i vura vetë…

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Tiranë, ku 34-vjeçari Asqeri Mandri u arrestua pasi akuzohet se dhunonte gruan dhe e mbante të mbyllur në shtëpi.

Gruaja ka dhënë një deklaratë  për gazetarët jashtë kamerave, në të cilën është tërhequr nga deklarata që ka dhënë në polici më herët. Ajo hedh poshtë pretendimet për dhunë dhe kontroll nga 34-vjeçari, ndërsa thotë se kamerat në shtëpi i ka vendosur vetë.

“Nuk ka asnjë lloj dhune. Siç zihen krejt çiftet. Ku e gjete t’i të drejtën të shkosh tek shtëpia. Kamerat i kam vënë vetë. S’kam qenë mirë nga trutë e kokës, prandaj i thashë ato gjëra. Telefonin e kam thyer vetë. E theva për qef. Nuk e kam tradhtuar burrin, asnjëherë.”– tha ajo.

Më herët foli dhe nëna e 34-vjeçarit, e cila u shpreh me mllef ndaj nuses së saj, duke thënë se ajo punonte dhe linte fëmijët vetëm në shtëpi, e po ashtu se nuk dorëzonte rrogën në shtëpi. Ndërkohë, duke rënë ndesh me deklaratën e dytë të të resë, vjehrra deklaroi se kamerat në shtëpi i kishte vendosur Asqeri Mandri sepse ishte xheloz.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT