Mjekja e UÇK-së thirret për të dëshmuar në Hagë

Ish-deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj është e treta zyrtare që thirret nga tribunal të Hagës.
Zyrtarisht, ish-deputetja e AAK-së, do të shkojë në Hagë në cilësinë e dëshmitares, por jo si e dyshuar.
Kadrijaj, do të paraqitet në Gjykatën Speciale më 18 shtator.
Ish-deputetja ka shërbyer në UÇK, si mjeke në spitalet ushtarake në zonën e Dukagjinit, gjatë luftës në Kosovë.
Më herët kanë dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili për këtë shkak dha edhe dorëheqjen nga posti i kryetarit të qeverisë.
Haradinaj preferoi të dilte para gjykatës së Hagës si një qytetar i thjeshtë, pa post politik.
Ndërkohë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u thirr për të dëshmuar në Hagë, për luftën në Kosovë.m