Qytetet që nuk paguajnë sigurime, Durrësi kryeson me shkeljet

30 për qind e punëmarrësve në bizneset private që janë kontrolluar në të gjithë vendin nga Inspektorati Shtetëror i Punës, në dy muaj të fushatës anti-informalitet , rezultojnë se kanë punuar në të zezë.

Por cilat janë qytetet më problematikë, ku subjektet nuk deklarojnë punonjësit dhe nuk paguajnë sigurimin e detyrueshëm  shoqëror dhe shëndetësor? Nga 762 subjekte në total të kapura më këtë shkelje, rezulton se rajoni qendror është më problematiku me 427 subjekte që “keqtrajtojnë” punonjësit.

Durrësi mban vendin e  parë me 179 biznese, më pas renditet Elbasani me 103 subjekte që abuzojnë me legjislacionin e punës.

Rajoni verior renditet i dyti për nga kjo problematikë, ku janë kaur në shkelje 185 subjekte dhe më pas rajoni i jugut me 150 subjekte.

Qyteti që ka më pak shkelje në këtë drejtim është Gjirokastra, ne vetëm 5 subjekte.  Në total, gjatë kësaj periudhe janë konstatuar 1465 punonjës të padeklaruar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT