Dekoratat e presidentit, Begaj prapë i pakënaqur nga qeveria: Drejt ankimit në Kushtetuese

Mazhoranca pranoi pjesërisht kundërshtimet e presidentit Bajram Begaj në ndryshimet e ligjit për shtetësinë.
Një vit pasi kishte kthyer për rishqyrtim këtë akt në Kuvend, Komisioni i Ligjeve e mori në konsideratë duke njoftuar se në bazë të vërejtjeve të presidentit, ishin hartuar edhe amendamentet, të cilat duket se nuk e kishin kënaqur kreun e shtetit.
Ndryshimet në ligjin për dekoratat u bënë nga shumica socialiste në mbyllje të Presidencës së Ilir Metës, të cilin e akuzuan se kishte krijuar inflacion me to gjatë ushtrimit të mandatit.
Në finale drafti i ri u miratua në Komision dhe do të kërkojë edhe votat e seancës plenare përpara se sa të konsiderohet i miratuar plotësisht.
Hapi i radhës do të jetë kalimi nga tryeza e presidentit, ku Begaj duhet të vendosë nëse do të përdorë firmën për ta dekretuar, apo kontestuar në Gjykatë Kushtetuese.