Pëllumb Pipero: E vërteta e përdorimit të pesticidit “Silicon mix”

Ditët e fundit në kronikat televizive është transmetuar një lajm, ku thuhet se një pesticid i rrezikshëm për shëndetin është futur në vendin tonë, në formën e plehut për bimët.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe profesori i Fakultetit të Mjeksisë në Universitetin e Tiranës, Pëllumb Pipero.

Profesor Pipero, në një postim në rrjetet sociale thekson se përbërësit e këtij plehu, te quajtur “Silicon mix”, nuk sjellin asnjë efekt negativ tek njeriu, përkundrazi, ai e konsideron si një arritje të madhe të shkencës se agronomisë përdorimin e tij në bujqësinë organike.

Po ashtu ai shkruan se “nuk duhet të përhapim panik te konsumatorët, aq më tepër kur bëhet fjalë për ushqimet e përditshme, pa pasur referenca dhe rezultate statistikisht te provuara.”

Postimi i plotë i Piperos:

“Edhe pse i druhem shume fb, i rikthehem shpesh, sidomos kur ka lajme per shendetin dhe impaktin e tyre ne publik. Duke qene se jam pak larg edhe lajmet me vine me vonese, por kurre nuk eshte von per te shprehur mendimin tend, sidomos kur mendon se ai mund ti vije ne ndihme publikut.

Po lexoja sot nje lajm mbi rrezikun qe sjell ne shendetin e qytetareve nje insekticid-pleh, Silikon Mix, dhe jo vetem si mjek por dhe si konsumator u mundova te gjej ca referenca rreth tij, te mirave dhe te keqijave qe sjell ne shendetin tone per shkak te elementit baze ne perberje te tij, Silicium.

Duke mesuar nga kimia se siliciumi eshte nje nga elementet perberes kryesore te tokes me te cilin biem ne kontakt cdo dite dhe ne cdo rrethane, duke kujtuar semundjen e silikozes te minatoret ne minierat tona, lexova dhe me tej.

Ka shume artikuj dhe referenca, me pak ne PubMed, e me shume ne agrikulture por ne asnjerin prej tyre, se paku une, nuk gjeta referenca bindese, e mbi te gjitha statistikisht te besueshme per demin potencial te ketij insekticidi ne shendetin e qytetareve, per me teper ne demtimin potencial te ADN dhe çrregullimet madhore qe mund te vine si pasoje e saj.

Gjeta shume referenca per revolucionin qe ka bere ne bujqesi, dhe kjo eshte arritje e madhe e shkences besoj une. Ndaj ne fund te ketij shenimi dua te ndaj me te gjithe ju disa konsiderata;

Se pari, nuk duhet te perhapim panik te konsumatoret, aq me teper kur behet fjale per ushqimet e perditeshme, pa pasur referenca dhe rezultate statistikisht te provuara.

Se dyti, do ishte shume mire qe specialistet e mjekesise ti pyesim dhe t’ju referohemi para se nje produkt te “kontestuar” ta hedhim ne treg, sepse eshte me mire dhe me e lehte te parandalojme, jo te hapim debate post faktit, qe mund te sherbejne per gjithcka, por nuk i vine ne ndihme shendetit, perkundrazi perhapin panik te qytetaret.

Se treti, ne, profesionistet, qofte edhe per etike profesionale nuk duhet te flasim me “mund”.

Se katerti, nuk deshiroj te debatoj me askend dhe do ishte mire te mos hapim nje debat qe nuk i sherben akujt, thjesht po jap opinionin tim mbeshtetur ne ato qe kam lexuar dhe besoj!”

Pëllumb Pipero

Back to top button
LAJMET E FUNDIT