“Kam pritur mbi 16 vite që të pyetem”/ Mediu flet para gjyqit për “Gërdecin”: Nuk ka denjuar njeri…

Ish-ministri Fatmir Mediu ka folur për mediat para se të hynte në GJKKO, ku do të mbahet seanca e radhës për “Gërdecin”.
Mediu ka thënë për mediat se ka pritur 16 vite që të pyetet nga prokuroria për çështjen, por askush nuk e ka bërë.
“Secili të vijë e të mbajë qëndrim mbi punën e ministrisë. Mos zgjedhin heshtjen sepse me dëshmitë duhet të hidhen dritë. Do konsultohem me avokatët, kam pritur mbi 16 vite që të pyetem nga prokuroria, por nuk ka denjuar të më pyesë mbi çështjen”, u shpreh ai.
Sot është parashikuar që të merret në pyetje ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, teksa Gjykata urdhërojë policinë të gjejë dëshmitaren Anjola Agolli, sekretare e ish-ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi. Gjykata ka kërkuar gjithashtu përsëritjen e fletëthirrjes për Mihal Deljorgjin dhe Dritan Minxolli.
Mediu po gjykohet në GJKKO për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.