Kurti dhe Vuçiç përballen në Nju Jork! Mblidhet sot Këshilli i Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Në Nju jork do ë mbahet ditë ne sotme seanca e Këshillit të sigurimit të OKB-së, e thirru nga Serbia për Kosovën.
Mbledhje vjen pas letrës së dërguar nga Serbia 3 ditë më parë, në të cilën kërkohej mbledhja urgjente për të diskutuar për situatën në komunat me shumicë serbe, nga veprimet e njëanshme të Prishtinës. Në letër thuhej se veprimi i ndërmarrë nga Kosova pë dinarin serb është shkelje e hapur e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të vitit 1999.
Në takimin e sotëm shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh pritet të japë një përmbledhje mbi zhvillimet e fundit të Kosovës. Në një deklaratë për shtyp para dy ditësh ajo bëri thirrje që çështjet e pazgjidhura të diskutohen brenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE.
Në mbledhje pritet që të përballen kryeminsitri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiç.
Zyra e kryeministrit njoftoi të enjten se Kurti ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara së bashku me ministren e vet të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz. Ndërkohë, Presidenca serbe njoftoi të enjten se në seancë do të flasë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Serbia e bëri kërkesën për këtë seancë pas vendimeve të autoriteteve kosovare për ndalimin e dinarit serb dhe mbylljen e komunave paralele serbe javët e fundit.