Për hallin e Berishës, ‘konservatori’ Këlliçi del në Amerikë foto me një politikan të lëvizjes ‘WOKE’

Ish-deputeti Belind Këlliçi ka shpërndarë në rrjetin e tij social një foto, ku është takuar me Kongresmenin Jonathan Jakson, me të cilin, siç edhe shkruan në komentin e tij, pretendon se ka folur edhe për fatin dhe hallin e Sali Berishës, që mbahet në arrest shtëpia pa asnjë fakt dhe asnjë provë.
Interesant është fakti që Berisha prej një kohe të gjatë akuzon filantropin Xhorxh Soros, i cili njihet si mbështetësh dhe promovues i axhendave liberale dhe majtiste.
Po të hedhësh një sy dhe të kërkosh se kush është kongresmeni që ka bërë foto Këlliçi, të del se ai jo vetëm që është pjesë e së majtës ekstreme amerikane, por, mbi të gjitha, i takon lëvizjes, që konservatorët amerikanë e quajnë me konotacion negativ ‘WOKE’, e cila, veç të tjerash, në krye të axhendës së saj ka ndërgjegjësimin për paragjykimet seksuale dhe mohimin e të drejtave të komunitetit LGBT.
Kongresmeni është në të drejtën e tij të politikave që ai i sheh të arsyeshme, madje edhe Këlliçin ndofta e ka takuar në kuadër të promovimit dhe mbrojtjes së komuniteteve të margjinalizuara, por këta që nuk pyesin as për parime as për ideologji, kur vjen puna te halli i Berishës.
Këlliçi dhe pjesa që mbështet Sali Berishën, ndonëse duan të paraqiten si konservator dhe ta paraqesin “non gratën” e Berishës si një komplot të së majtës, nuk e kanë për gjë të dalin foto me kongresmenë të majtë, të cilët janë kundër vlerave dhe parimeve konservatore dhe t’ia shesin njerëzve si arritje të madhe dhe si mbështetje të SHBA-së ndaj tyre.
Këlliçi dhe “Foltorja duhet të ndajnë mendjen, se kush ka dorë në shpalljen “non grata”, të majtët apo konservatorët?