Fermerët protestë para Ministrisë së Bujqësisë! Ja kërkesat e tyre: Nëse nuk merren masa…

Fermerët kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para ministrisë së Bujqësisë.

Me një poster ku kishin shkruar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë, ata kanë paralajmëruar se do të nisin protesta gjatë gjithë muajit shkurt, duke filluar nga Korça të shtunën dhe në mbarë vendin. Posterin ata e kanë shtrirë në shkallët e hyrjes kryesore të Ministrisë. Protesta pritet të kulmojë në Tiranë në ditët e para të muajit mars.

Kujtojmë se disa herë fermerët kanë dalë në protestë për kërkesat e tyre, duke bllokuar qarkullimin në disa akse të vendit.

Këreksat e Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar:

1-Barazim të TVSH për produktet bujqësore;

2-Rimbursim për çdo litër qumësht;

3-Naftë pa taksa për mjetet bujqësore;

4-Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit;

5-Subvencionim për farat dhe fidanët;

6-Subvencionim për produktet organike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT