Rast i rrallë: Lind foshnja me dy gjini në Prishtinë

Një foshnjë i është nënshtruar shumë analizave pasi dyshohet se ka lindur me dy gjini apo siç njihet ky term në mjekësi me “gjini të papërcaktuar”.

Për Sinjalin kanë treguar doktorë nga QKUK-ja. Gjatë bisedës thanë se bebes i janë bërë sot analiza për verifikim.

“Deri më tani është gjini e papërcaktuar, mjekët po e verifikojnë”, thanë mjekët nga QKUK.

Sipas këtyre burimeve, foshnja aktualisht është në Klinikën e Neonatologjisë, ku po i bëhen ekzaminimet e nevojshme mjekësore, pasi nuk mbahet mend të ketë ndodhur një lindje e tillë deri më tani në Kosovë.

Ky rast nuk është i pari  në Kosovë, pasi para dy vitesh kishte lindur edhe një foshnjë tjetër me gjini të papërcaktuar në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT