Berisha, ngjashëm si Nano? Braçe: Zero ngjashmëri, lideri i PS s’ishte ‘non grata’. Banon në një apartament

Deputeti socialiste Erion Braçe thotë se nuk ka asnjë ngjashmëri mes ish-kryeministrit Fatos Nano dhe Sali Berishës sa i takon përballjes me drejtësinë. Braçe tha në Report Tv se lideri i PS-së nuk ishte non grata kudo.
‘Ky që bën mbrojtësin e Sali Berishës sot ishte prokurori i Fatos Nanos. Nuk ka të ngjashme.
Fatos Nano banon në një apartament. Kjo është diferenca midis Nanos dhe atij.
Këtë po e konsiderojnë ‘non grata’. Ndërkohë Fatos Nano nuk pati asnjë nga këto.’- tha Braçe.