LIVE/ Sërish me Çekinë, mësoni grupin e Shqipërisë në Nations League (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare dhe Përfaqësuesja e Kosovës ditën e sotme do të mësojnë edhe kundërshtarët në Nations League. Në Paris në orën 18:00 do të hidhet shorti i UEFA Nations League 2024-2025, i katërti në histori.

Kombëtarja shqiptare ndodhet në Ligën B në vazon e tretë dhe në të njëjtën vazo me kuqezinjtë janë Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi. Ndërsa Kosova ndodhet në vazon e dytë të Ligës C me Azerbajxhanin, Bullgarinë dhe Ishujtë Faroe, skuadra këto që nuk do t’u bien dardanëve.

Kundërshtarët e tjerë të Ligës B, që priten të jenë edhe rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Ligën e Kombeve janë të ndarë në tre vazo të tjera me nga katër skuadra secila, ku në vazon e parë gjenden: Austria, Çekia, Anglia dhe Uellsi. Në vazon e dytë janë: Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Norvegjia ndërsa në vazon e katërt gjenden ekipe si: Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani.

Shorti LIVE→ VIDEO

League A

Grupi 1:
Grupi 2:
Grupi 3:
Grupi 4:

League B

Grupi 1: Çeki, Ukraina, SHQIPËRIA, Gjerogji
Grupi 2: Angli, Finland, Irlanda, Greqi
Grupi 3: Austri, Norvegji, Slloveni, Kazakistan
Grupi 4: Uells, Islandë, Mali i Zi, Turqi

League C

Grupi 1: Suedi, Azerbajxhan, Sllovakia, Estonia
Grupi 2: Rumani, KOSOVA, Qipro, Lituani/Gjibraltar
Grupi 3: Luksemburg, Bullgari, Irlanda e Veriut, Bjellorusi
Grupi 4: Armeni, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Letoni

League D

Grupi 1: Lituani/Gjibraltar, San Marino, Lihtenshtejn
Grupi 2: Moldavi, Malta, Andorra

Back to top button
LAJMET E FUNDIT