Flamur Noka sulmon gardistët me miell, gazetarët: Ç’faj kanë këta, zoti Noka?

Veprime skandaloze janë shënuar sot në dyert e Kuvendit teksa Flamur Noka ka sulmuar dhunshëm gardistët.

Me pako mielli në dorë ai s’ka kursyer asnjë punonjës të sigurisë.

Por gazetarët e pranishëm e kanë gozhduar Nokën.

“Nuk të kanë përjashtuar këta zoti Noka, por Komisioni i Etikës. Ç’faj kanë këta?” – e pyetën gazetarët që me ironi e kanë duartrokituar veprimin e pakuptimtë.

Ndërkohë deputeti i përjashtuar u shpreh se ‘gardistët janë fytyra e regjimit”.

Mediat raportojnë se mes të sulmuarve me miell është edhe sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT