“Propaganda” e Ministrisë së Turizmit, ja sa persona hynë në Vlorë gjatë muajit janar

Muaji janar që lamë pas rezulton të jetë një ndër muajt me rezultatet më të dobët për qytetin e Vlorës dhe Portin Detar.

Shërbimet Portuale të Vlorës thonë se janari i 2024-ës është ndër më të dobtit në historinë e Portit. Nga Porti i Vlorës në Shqipëri për 31 ditë kalendarike të muajit janar kanë hyrë 2188 pasagjerë.

Pjesa më e madhe e tyre janë shtetas shqiptarë të cilët udhëtojnë kryesisht për punë, ndërsa turistë vetëm 15%, shkruan disident.al. Gjithashtu gjatë muajit janar nga Shqipëria dolën 4961 pasagjerë.

Shifrat e mësipërme hedhin poshtë pretendimet dhe të dhënat e Ministrisë së Turizmit, e cila thotë se në vendin tonë numri i turistëve është rritur “frikshëm”, duke përfshirë në të dhënat e saj  si turistë edhe shqiptarët e diasporës që kthehen në atdhe për pushime.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT