Video të turpshme, youtuberi shqiptar përdorte personat me aftësi ndryshe për “like”

Youtuber me origjinë shqiptare Florian Zani, i njohur me emrin “Hayate” ka rënë në prangat e policisë greke pak ditë më parë.
Florian Zani akuzohet për dhunë ndaj personave me aftësi ndryshe dhe fyerje ndaj shtresave të paafta për tu mbrojtur. Youtuberi me origjinë shqiptare publikonte në kanalin e tij në Youtube por edhe në TikTok veprimet poshtëruese dhe dhunuese ndaj personave me aftësi ndryshe.
“Protothema” ka risjellë disa pamje ku shfaqen skena dhune dhe poshtëruese, ku janë të përfshirë persona me aftësi të kufizuar mendore. Në pamjet më poshtë shihet se si 35-vjeçari lidh duart e dy personave me aftësi të kufizuara dhe i vendos ata që të bëjnë mundje me kokë. Në video shihet sesi njëri është lënduar në sy, ndërsa të pranishmit qeshin.
Policia greke e arrestoi Zanin në banesën e tij, ku u gjetën edhe dy persona me aftësi të kufizuar të cilët nuk ishin në gjendje të mbronin veten e tyre prej akteve poshtëruese dhe ofenduese të tik tokerit shqiptar.
Në një video tjetër, viktima është një grua me aftësi të kufizuara mendore nga një shtet afrikan, të cilën autorët e godasin para kamerës teksa i drejtohen me shprehje vulgare dhe përçmuese.
35-vjeçari është paraqitur ditën e djeshme në Prokuror për t’u deklaruar fajtor për akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore, lëndimit trupor të personave të dobët dhe kanosjes me rrethanë rënduese të një krimi me karakteristika racore, për shkak të paaftësia e viktimave.
Mirëpo vetë shqiptari para togave të zeza ka deklaruar se nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe se nuk ka abuzuar me peronat në fjalë, pasi ata ishin dakord për veprimet që kryenin.
Zani 35-vjeçar ra në pranga pas disa denoncime për dhunë raciale, fyerje dhe ofendime të personave me aftësi ndryshe.
Kanë qenë pikërisht organizatat në mbrojtje të këtyre grupimeve të cilat e denoncuan pasi Zani në rrjetet sociale Tik Tok dhe You Tube bënte një transmetim live ku abuzonte seksualisht dhe në vazhdim fyente dhe i tallte “viktimat” e tij live në rrjetet sociale.
Lexo edhe: Arrestohet youtuberi shqiptar në Greqi, abuzoi “live” me personat me aftësi ndryshe