Kush ishte shënjestra? DETAJE nga atentati në Kurbin, si u vra ekonomisti teksa futej në zyrë me pronarin

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Gurëz në Kurbin, mëngjesin e sotëm, ku mbeti i vrarë ekonomisti i një firme inertesh dhe u plagos pronari i saj.

Raportohet se autorët kanë qëlluar nga jashtë rrethimit të firmës dhe për pasojë ka humbur jetën ekonomisti Selman Mihana, ndërsa mbeti i plagosur Ardian Gjeloshi, pronari i firmës. Ky i fundit është transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë të specializuar.

Ardian Gjeloshit ishte duke u futur në ambientet e zyrës së bashku me viktimën Selman Mihana. I gjithë ambienti është me kamera sigurie, ndërsa të porta e hyrjes ndodhej roja e objektit, i cili po merret në pyetje.

Ardian Gjeloshi pronari i firmës se inerteve duket se ishte shënjestra e këtij atentati. Sipas mjekëve të spitalit të Laçit, i plagosuri, Ardian Gjeloshi ka marrë disa plumba në trup.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT