Protesta e 20 shkurtit/ Berisha paralajmëron dhunë? “Dita kur do të shkundet…”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sot sloganin e protestës që pritet të mbahet më 20 shkurt në Tiranë.
Ai ka zbuluar se protesta do të mbahet në orën 17:30, ndërsa i ka bërë thirrje shqiptarëve për mosbindje civile ndaj kryeministrit Edi Rama për dinjitetin e shqiptarëve. Ai e ka quajtur 20 shkurtin ditën e triumfit dhe dita kur sipas tij ”monizmi i Ramës do të shkundet nga themelet”.
“O sot o kurrë! Betejë pa kthim. Mosbindje civile për dinjitetin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve,” shkruhet në video.