E FUNDIT/ Jurgen Uldedaj triumfon në ringun e Londrës, shpallet kampion bote (VIDEO)

Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në versionin IBO Mediterranean. Boksieri shqiptar mposhti këtë të shtunë në Londër Xhon Frenk Mendi në një ndeshje me dhjetë raunde.

Fituesi i këtij dueli u vendos me pikë, pasi të dy boksierët rezistuan deri në fund në ring.

Kjo ishte fitorja e gjashtëmbëdhjetë në karrierë e Jurgen Uldedajt, 6 prej të cilave i ka pasur me nokaut, ndërsa numëron vetëm një humbje.

Londra u vesh kuqezi falë mbështetësve të shumta të Uldedajt, që ka programuar të tjera duele.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT