“Dolëm nga një terr shumë i gjatë”/ Rama ia thotë në sy Tony Blair: Ti je arsyeja se pse u bëra kryeministër

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme i pranishëm në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale.

Gjatë fjalës së tij Rama deklaroi se Tony Blair ishte arsyeja se pse ai i ishte bërë kryeministër.

“Dua të korrigjoj diçka. Dua t’i them auditorit, që s’do të jem as kryeministër dhe as njeri i angazhuar përpara tij. Nuk do të isha më i privilegjuar sa kaq, pasi ai është arsyeja kryesore përse unë u bëra kryeministër.

Dolëm nga një terr shumë i gjatë. Ishim të izoluar prej botës. Na thuhej se ishim një vend i plot komunist.  Sistemin mund ta ndërrosh brenda vitesh, por institucionet jo. Me teknologjinë mund të bësh një kapërcim në të ardhmen, që është diçka”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT