Vrasje e inskenuar si vetëvrasje? Karamuço tregon rastin: Fëmija thoshte mamin e shtyu babai

Një numër i madh vetëvrasjesh është raportuar së fundmi në vendin tonë, por jo të gjitha ngjarjet zbardhen, çfarë fshihet pas asaj vetëvrasjeje?

Në ‘Top Talk’, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tregoi rastin se si një vetëvrasje në një qytet bregdetar, dyshohet në fakt se është vrasje. Familja sipas ekspertit, ka deklaruar se nënën e shtyu babai drejt vetëvrasjes.

E rëndësishme tha Karamuço është që policia të kryejë veprime të plotë dhe të mos bazohet vetëm në dëshmitë e familjarëve.

“Është një rast i radhë një prokuror më ka kontaktuar për një rast të ngjashëm në një qytet bregdetar ishte në dilemë. Veprimet nga policia nuk ishin të plota. Fëmija thoshte mamanë e shtyu babi. Faktorët janë në vendngjarje, ku shtyhesh do të kapësh. Shikojnë thonjtë, fibrat e një personi tjetër që janë pjesë e një dhunë te freskët nga zënka në momentin final.

Log in-in, telefonat e viktimës dhe sulmuesit nëse janë të njëjtin vend. Shkaktimi i vetëvrasjes është i vështirë për t’u provuar. Vrasje të paramenduara mirë. Ky rasti i qytetit bregdetar psh, kjo duhet të diktojë policinë që provat duhet të merren të plota, duhet të shihen konfliktet si kanë qenë, ku kanë qenë, të gjithanshme të shteruese. Ka një tendencë në rritje që fshihen nga një vetëvrasje“- tha Karamuço.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT