Eksperti: Mesazhi që Blinken i çon Rusisë nga Tirana

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Kreshnik Osmani tha se me vizitën në Tiranë, sekretari amerikan i shtetit po i jep një mesazh Rusisë lidhur me prezencën strategjikë të SHBA në rajon.

Sipas tij, ardhja e Blinken në Shqipëri ka shumë dimensione, dhe një nga këto për të vërtetuar aleancën strategjike me shqiptarët në rajon.

Ardhja e Blinken në Tiranë ka shumë dimensione, dua të besoj se ardhja e tij këtu është për të noterizuar faktin që gjeopolikisht  2024 do të jetë një vit që do të tronditë planetin.

2024 është një noter gjeopolitik i interesave globale. Mendoj se vjen për të noterizuar atë që bëri Hillari Klinton, që tha se kontrata jonë është 100+100+100, pra 300 vjet.

Mendoj se Blinken vjen edhe për t’i thënë Rusisë që unë në Ballkan do kem të palëkundur aleancën strategjike me shqiptarët dhe për të treguar prezencën e SHBA në rajon”, tha ai  në një intervistë për Euronews Albania.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT