FOTOT: Vizita e Antony Blinken, Tirana “vishet” me flamuj amerikanë, banderolë gjigante për ta mirëpritur

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të vizitojë të enjten për herë të parë Shqipërinë.

Blinken do të zbresë në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 11:00 të paradites dhepritet të ketë një agjendë të ngjeshur me takime.

Deri më tani janë konfirmuar takimet me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, por një mesazh i fortë nga Amerika mund të jepet edhe për punën e SPAK, ndaj gjasat janë që Blinken të ketë një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

E përjashtuar nga dita e nesërme do të jetë opozita, pasi deri më tani nuk ka asnjë konfirmim për ndonjë takim me kreun e PD-së zyrtare Lulzim Basha.

Sakaq, në pritje të Blinken, kryeqyteti është “veshur” me flamuj amerikanë dhe në fasadën e Universitetit Politeknik është vendosur një banderolë gjigande me foton e tij, për t’i shprehur mirëseardhjen Sekretarit të Shtetit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT