‘Më parë vdes se shkoj te Berisha’, publikohet mesazhi i Bardhit, si betohej kundër kreut të Foltores para ‘bashkimit’

Kalimi i Gazment Bardhi nga Lulzim Basha te Sali Berisha ka qenë i papritur pasi ishte betuar që nuk do ta bënte kurrë.

Së fundmi po qarkullon nëpër grupe të brendshme në rrjete sociale një mesazh mes Bardhit dhe një anëtari të PD, i shkëmbyer në qershor të vitit të kaluar, në të cilin Bardhi shprehet se nuk do të bashkohet kurrë me Berishën.

“Më parë vdes sesa bashkohem me Berishën”, kështu i përgjigjet Bardhi anëtarit të PD i cili i ka dërguar një video të Saimir Korreshit duke i ka shprehur se do “bënin gafën më të madhe” nëse do ti bashkohen Berishës./m.j

1707937227_bardhibiseda.png

Biseda mes Gazment Bardhit dhe anëtarit të PD para se të bashkohej me Rithemelimin

Back to top button
LAJMET E FUNDIT